Hamshik: Më mungon Napoli, ju tregoj pse u largova!

Marek Hamshik la Napolin muajin e shkuar për t’u bashkuar me kinezët e Dailan Jifang. Ish-kapiteni i të kaltërve, vijon ta ketë në zemër Napolin e tij dhe së fundmi, ka folur për mediat, duke prekur temën e largimit, ku ka zbuluar se u largua për faktin se skuadra e tij nuk ishte në luftë për titull.

“Në fund të ndeshjes ndaj Sampdorias, nuk e dija që gjërat do të shkonin kështu. Më pas, gjeta marrëveshjen dhe isha i sigurt që transferimi do të finalizohej edhe pse negociatat fillimisht dështuan. Më mungon gjithçka nga Napoli, shokët, ushqimi. Është shtëpia imë, ishte për 12 vite.

Më mungon “San Paolo”, të dëgjoj tifozët duke brohoritur. Më mungojnë ndeshjet si ato ndaj Juventusit, të cilat të japin ndjenja unike dhe të jashtëzakonshme.

Nëse do të ishim në garë për të fituar Serie A, ndoshta nuk do të largohesha, pasi nëse fituon Skudeton, napoletanët do të lumturoheshin pafund, do të ishe diçka e pabesueshme dhe nuk do ta ndërroja me asgjë në botë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *