Hamshik: Hakmerremi me Fiorentinën, ju tregoj pasardhësin tim

Marek Hamshik është një simbol i Napolit, idhull i tifozërisë dhe kapiteni sllovak ka nisur sezonin e 11-të me ekipin. 31-vjeçari ka folur gjatë prezantimit të librit të tij autobiografik, ku ndalet te ndeshja me Fiorentinën, pozicioni i ri në fushë, objektivi i sezonit dhe pasardhësi i tij në ekip.

Fiorentina – “Na vjen keq për humbjen e vjetshme me Fiorentinën, sepse përpara asaj ndeshje, ishim të bindur që mund të fitonim titullin. Kemi një ndjenjë hakmarrje për ndeshjen e fundjavës, sepse ajo humbje na djeg akoma.”

Roli i regjisorit – “Përshtatja në rolin e ri po shkon mirë. Ançeloti më tregoi që në telefonatën e parë mes nesh, që më donte në rolin e regjisorit para mbrojtjes. Po punoj dhe shpresoj të përmirësohem me kalimin e kohës.”

Ekipi – “Napoli duhet të përmirësohet në fillimet e ndeshjes, sepse nuk mund të kalojmë gjithmonë në dizavantazh. Duhet të ndryshojmë qëndrim, duke filluar nga ndeshja me Fiorentinën.”

Napoli – “Nuk i kuptoj koret diskriminuese kundër Napolit, sepse janë të padobishme dhe të dëmshme për këdo që i bën. Do të më pëlqente të vizitoja më shpesh qytetin, por nuk kam dalë shpesh, sepse tifozët sapo më shohin, më kërkojnë foto dhe autografe. Do të më pëlqente të vizitoja qendrën historike të Vesuvios dhe do të shkoj së shpejti.”

Objektivi dhe pasardhësi i sllovakut – “Pasi theva rekordin e golave të Maradonës, dua të fitoj titullin. Ky është grupi më i fortë që kam patur te Napoli, kemi ndryshuar pak dhe besoj se do bëjmë një sezon shumë të mirë. Pasardhësi im? Lorenco Insinje, sepse është napolitan dhe simbol i Napolit. Do të ishte diçka e bukur t’i kaloja shiritin e kapitenit Lorencos.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online