Tomori, fitore si në burg të sigurisë së lartë

Në të vërtetë komenti për ndeshjen e zhvilluar sot në Berat, mes Tomorit e Bylisit për kupë, duhej të ishte në qendër të vëmendjes, por detyrimisht kalon në plan të dytë, jo se loja e zhvilluar nga të dy skuadrat nuk meriton vëmendje për t’u analizuar, ku të dy skuadrat në fushë dhuruan një takim vërtetë me shumë emocione dhe mbi të gjitha me dy gola të shkëlqyer për nga ekzekutimi të Dobrës dhe Lickollarit. Kalimi në plan të dytë ka të bëjë me veprimin e turpshëm nga ana e klubit beratas, që në një ditë kur sportdashësit vendas, sadopak të ishin në një ditë pune, duhej të gëzonin dhe argëtoheshin në shkallët e stadiumit, ata janë privuar nga kënaqësia e argëtimit pas një urdhri vërtetë të çuditshëm dhe pse jo skandaloz, që ka vendosur që ndeshja të luhet me dyer të mbyllura.

Rastësi e çuditshme, por për të dytin vit radhazi po në turin e parë ndeshja Tomori-Bylis shfaqet me probleme. Sezonin e kaluar po në ndeshjen e parë në fushën e Tomorit (takimi u luajt në Skrapar) ishte policia e rendit në Çorovodë ajo që u largua nga ndeshja, duke bërë që ajo të ndërpritej me fillimin e pjesës së dytë, çka kjo ndërprerje u cilësua si skandal. Këtë vit është mungesa e sigurisë në stadium, ajo që detyron klubin që të mbyll dyert për sportdashësit duke dhënë një shembull shumë negativ.

Në argumentet e tij përpara ndeshjes, zyrtari i sportit në Bashki Alban Pambuku ka dashur që të justifikojë veprimin e klubit, por sërish ai veprim dhe ky vendim është krejt i paligjshëm dhe abuziv.

Një nga personazhet më të njohura të futbollit beratas Petrit Cilingiri: “Edhe sikur derbi i Athinës apo i Stambollit të ishte luajtur, nuk duhej të ndodhte që të mbylleshin dyert e stadiumit, pasi realisht tensioni midis dy skuadrave sezonin e kaluar është fryrë artificialisht nga klubi beratas, që me këtë rast i ka bërë një nder Bylisit duke fyer rëndë sportdashësit dhe kulturën sportive të qytetarëve beratas”.

Edi Spahiu

TOMORI – BYLIS      2-1

Shënues: Dobra 4′, Shaqe 36′ / Liçkollari 85′

Tomori: Braçe, Mujkiç, Gega, Sharavolli, Dyca, Gjinaj, K. Mahmutaj, Zhan Rodrigo, Dobra (Joti 68′), Shaqe (Qengji 51′), Andre Markiori (Hadaj 62′)

Tr: K. Agalliu

Bylis: Dramolli, Kullira, Janku, V. Mahmutaj (Kasaj 71′), Murataj (Beji Antoni 46′), Liçkollari, Ntepe, Ofei, Peposhi, Zefi, Smanda.

Tr: V. Dovedan

Kartonë të verdhë: Gjonaj 45′, Braçe 49′ /  V. Mahmutaj 27′

Gjyqtarë: I. Myrtja, F. Thorja, S. Zeka (Shkodër)

PAS NDESHJES:

K. Agalliu (Trajner i Tomorit): Më kënaq jo vetëm fitorja, që ishte mëse e merituar, por më së shumti reagimi i skuadrës pas atij barazimi me Lushnjën në kampionat, çka tregon se skuadra ka forcën e duhur për të reaguar por edhe për të qenë në një nivel të lartë, ku e presim që të gjithë. Pas ndryshimeve në formacion, edhe futbollistët e stolit treguan se kanë vlera, dhe rezultati më i drejtë do të ishte 3-0 për ne, që do të na kishte dhuruar pse jo kualifikimin. E humbëm këtë mundësi për të realizuar dhe Bylisi na ndëshkoi me një gol që i jep atyre shpresë në ndeshjen e kthimit por jo se Tomori do të shkojë i dorëzuar në Ballsh.

A. Meta (Zv/trajner i Bylisit): Jemi një skuadër që po shkojmë drejt një harmonizimi perfekt në dy javët e para dhe sinqerisht që sot pamë një tendencë të dukshme përmirësimi në lojën tonë. Ky rezultat sigurisht që na kënaq dhe kualifikimin e mendojmë të sigurt në ndeshjen e kthimit. Pas humbjes së 11-metërshit skuadra mund të kishte barazuar dhe në pjesën e dytë nuk është pajtuar me humbjen, pa i hequr asnjë meritë Tomorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online