Hamshik: Ançeloti më tregoi se nuk do të luaja, tifozët të rëndësishëm për Champions

Marek Hamshik i është rikthyer humbjes me Sampdorian dhe faktit që e ndoqi gjithë takimin nga stoli. Karlo Ançeloti vendosi të bëjë rrotacion, por diçka e tillë nuk funksionoi dhe Napoli mori humbjen e parë në këtë sezon. Kapiteni sllovak komenton dhe grupin e vështirë të Champions, ku Napoli do të përballet me ekipe si Liverpuli dhe PSG.

“Ançeloti më mori veçmas para ndeshjes me Sampdorian dhe më tha që donte të bënte disa ndryshime në ekip. Më vjen keq për humbjen, por duhet të përmirësojmë qasjen e ndeshjeve.

Champions? Kemi rënë në një grup të vështirë. Liverpul, PSG dhe Cërvena Zvezda janë ekipe të forta dhe do të na duhet ndihma e tifozëve për t’ia dalë”, përfundon mesfushori 31-vjeçar, për të cilin Ançeloti ka vendosur t’i ndryshojë pozicionin në fushë dhe Hamshik tani do të luajë në pozicionin përpara mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online