Hames Rodrigez është objektivi i madh i Napolit. Karlo Ançeloti pritet të bazojë ofensivën e ekipit të tij te fantazisti kolumbian i Real Madrid. Trajneri dhe 27-vjeçari kanë punuar së bashku te Reali e Bajerni dhe marrëdhëniet mes tyre janë fantastike.
“Los Blancos” kërkojnë 42 milionë euro për kartonin e Hames, ndërsa Napoli synon ta marrë në huazim me të detyrim blerje. Megjithatë, sipas raportimeve të spanjolles “AS”, akordi është shumë afër dhe çështje ditësh.
Diferencat mes palëve janë të vogla dhe lehtësisht të kapërcyeshme. Tifozët dhe Ançeloti po e presin me padurim, ndërsa Hames Rodrigez është gati për nisjen e aventurës së re dhe ribashkimit me trajnerin e preferuar.