Një ndër klubet me më shumë histori në Gjermani, një klub kampion Europe disa dekada më parë si Hamburgu ka regjistruar një dështim tjetër kolosal.
Klubi verior ka mbetur sërish në Bundesligën 2, në fund të një sezoni të tmerrshëm, ku pritej kthimi i qetë në Bundesligë, pas rënies së parë në histori.
Megjithatë, sezoni i Hamburgut ishte plot luhatje dhe avantazhi i madh ndaj rivalëve në momente të caktuara u shpërdorua turpshëm.
Në rënie të vazhdueshme prej javësh, Hamburgu nuk bëri kthesë as pas ndërrimit të trajnerit dhe pas goditjes së madhe që i dha Mërgim Mavraj me Ingolshtatin javën e shkuar, sot erdhi goditja finale, sepse Paderborni e mundi 4-1 në përballjen direkte që e zbret Hamburgun në vendin e katërt, me golaverazh të tmerrshëm, 42-42, ndërsa Union Berlini i vendit të tretë është +21 me golaverazh.
Nga ana tjetër, Ingolshtadi fitoi 3-0 përballë Darmshtadit në shtëpi. Kjo fitore i siguroi ndeshjet play-out kundër ekipit të një kategorie më poshtë ekipit të Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe u ndëshkua me të verdhë.
Ingolshtadit i dihet fitorja në javën e fundit kundër Heidenhejmit dhe një frenim i Sandhauzenit do e mbante në Bundesliga 2 pa patur nevojën e dy ndeshjeve shtesë.