Refik Halili ka qenë një lumë i mbushur dhe sot ka shpërthyer, duke folur pa fund në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport,.
Presidenti i Tiranës është ndalur edhe te çështja e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku luan Partizani, ndërsa flet për donatorët e ardhshëm, të cilët i paralajmëroi para pak ditësh”.
Gabimet dhe arritjet – “Duhet të këmbëngulja për të afruar sa më shumë ish-sportistë, për të bërë një tryezë të rrumbullakët, për të biseduar dhe për të dalë nga kjo situatë. Nëse e ndajmë anën sportive, po ju them pak a shumë se jemi rreth 1 milionë dollarë apo euro. Nga kjo shumë po vuajmë derisa të likuidojmë. Do ishte diçka shumë e madhe. Bëmë një stadium që donte pak punë dhe financa. Nga ky aktivitet të paktën nuk kemi detyrime për stadiumin, thithim pak financa nga disa organizime që bëhen, si ndeshjet që bën Partizani.
Partizani në Selman Stërmasi – “Mora shumë goditje nga kjo gjë. Si tifoz nuk do pranoja, edhe pse do ishte gabim për moshën që kam. Për sa i përket atij takimi që bëmë bashkërisht dhe ramë dakord, është bërë jo me imponim, por atë stadium ma ka lënë babi im. Bëmë një marrëveshje dhe ndoshta këtu mora shumë goditje nga njerëz që më quajtën tradhtar e njeri i keq. Brezi i moshës time apo ish-sportistë që është normale. Ajo gjë ndodhi dhe në të ardhmen ky stadium të bëhet totalisht i ri.
Donatorët që duan të afrohen – “Janë shumë njerëz, mbi 4-5 persona, që janë edhe kompani dhe njerëz të rëndësishme të biznesit. Më vjen edhe keq ta them, por ka një lloj interesi, duke parë asetet në shumë vlerë. Edhe nga një herë them se jam dakord të bashkëpunoj me këdo, pasi është edhe vetë pjesa e Bashkisë, por gjysma e këtij investimi t’i ngelen Tiranës, pasi do të vijojmë të kontribuojmë për këtë klub. Ka njerëz që duan t’i çojnë të ardhurat në shtëpinë e tyre. Unë jam i hapur dhe kam detyrim nga tifozëve, jam shumë i kujdesshëm që flas për ta. Rëndësi ka të jetë nga Shqipëria. Shqiptar do të jetë. Ka edhe njerëz që lëvizin edhe jashtë Shqipërie. Jam i gatshëm që të dëgjoj dhe tifozët me një takim të madh. Jam i gatshëm që t’i dëgjoj e të futen brenda. Nuk e kam unë në dorë, por jam i hapur për bashkëpunim. Kam 66% të aksioneve, pjesën tjetër e ka Bashkia. E dinë se ato aksione do të dalin në shitje. Unë jam për bashkëpunim. Unë jam i gatshëm që të jap aksionet e mia. Nëse duan, të jemi 50%-50%. Nëse dikush do më thotë se duhet të jap më shumë, pse duhet të jap më shumë. Pse unë nuk jam në gjendje për të ndërtuar dhe për të bërë më të mirën për Tiranën”.