“Duhet stadium i ri”, Halili hedh idenë e guximshme!

Refik Halili ka qenë një lumë i mbushur dhe sot ka shpërthyer, duke folur pa fund në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport,.

Presidenti i Tiranës Refik Halili, në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport, ka folur gjatë edhe për stadiumin “Selman Stërmasi”, për të cilin me sa duket ka krijuar idenë se ka ardhur koha që të shembet dhe të ndërtohet nga e para.

Halili shpjegon arsyet: “Rënia nga kategoria ndodhi dhe në të ardhmen uroj që ky stadium të bëhet totalisht i ri. Uroj që me shëmbjen do të ikin dhe do harrohen të gjitha dhe skuadra jonë do të ecë para.

“Të gjithë janë të interesuar për donatorët. Kam dëshirë të bashkëpunoj me njerëz afër futbollit. Shpresoj që unë të zgjedh ata që janë afër futbollit dhe biznesmenë të suksesshëm. Do ta gjejmë gjuhën. Ky është kushti im. Unë jam i gatshëm që të financoj pa frikë.

“Nëse do më pyesni mua, stadiumi është një ferrë, me një rrethim të vjetër dhe do ishte mirë për kryeqytetin që të bëjmë një ndërtim dhe një klub modern. Klubi do marshonte para me një ndërtim të ri.

“Më duket e tmerrshme që të mendohet ‘të largojmë Refikun e ta kemi gati’. Unë jam gati të bashkëpunoj dhe të ecim para me sa më shumë donatorë. Për këtë klub nuk them për anën sportive, por për investimet dhe për të gjitha gjërat që kam arritur të marr, kam arritur të likuidoj 1 miliard e 600 milionë lekë të vjetra borxhe. Mund të ishim pa stadium. Nuk mund të vijë dikush të thotë hajde e hape krahun. Jam i gatshëm që të bëj më të mirën për Tiranën.

“Do të jetë afër sportit dhe kjo është dëshira ime. Unë i kam hedhur kartat e mia dhe uroj që të gjejmë gjuhën. Nuk jam për të mbyllur marrëveshje, jam i hapur në të dyja krahët, por me dëshirë dhe më zemër sa më parë. Shpresoj që të ndoshta, të kemi një administrator, të hedhim financat dhe njerëzit të punojnë. Bëj tolerim, vetëm që të ecim para.

Lutfi Nuri? Lutin e kam mik të familjes, pavarësisht se komentet janë të ndryshme. Sa herë takohemi, takohemi me shumë mall dhe jemi në shumë festa bashkë. Unë e kam kënaqësi, por duhet të pyesim edhe Lutin, ta shohim si biznes. Duhet ta shohim më gjerë. Luti e ka portën e hapur, është klubi edhe i tij, është i të gjithëve atyre që kanë kontribuar.

Klubi ka nevojë siç e thonë edhe specialistët për disa ndërhyrje. 80% e skuadrës është e mirë, por duhet që stafi të jetë i guximshëm dhe ata që nuk e meritojnë për të luajtur t’u japin aq sa meritojnë. Duhet të marrim 2-3 lojtarë. Jam gati për këtë. Nuk jam i pakënaqur, edhe pse kemi pasur rezultate jo të mira. Unë jap mendimet e mia për atë çka më duket mua se nuk shkon, por stafi vendos. Kjo fitore na duhej dhe na qetëson. Me këtë ekip ka besim se do ecim para”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online