Esin Hakaj është një ndër lojtarët që spikati më së shumti në sfidën me Kastriotin. Mbrojtësi shkodran ishte ndër më të mirë dhe pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, u shpreh i sinqertë, duke treguar se skuadra e tij mund ta pretendojnë titullin.
Keni besim se e keni stofin për titull?
Ne jemi duke u munduar për të dhënë më të mirën dhe them se po.
Vini pas një dëmtimi, e ndjeni veten në 100% tuaj?
Besoj se po arrij formën time. Ndeshje pas ndeshje besoj se po arrij formën time dhe uroj që të jem sa më lart për të dhënë kontributin ti për ekipin.
Shpresojmë që të bëjmë më të mirën tonë.
Kush është ekipi që luan më bukur?
Nuk ka ekip më të mirë se Teutë.
Kush ia ka bërë më të vështirë Teutës?
Më të vështira kanë qenë ndeshjet në Korçë, me Partizanin dhe me Kukësin. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, pasi nuk ka ekip që mund ta dallosh si më të dobët apo më të fortë.