Hadërgjonaj lirohet më në fund, firmos në Premier Ligë

0

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe konflikti me Ingolshtatin, Florent Hadërgjonaj është transferuar në Premier Ligën angleze, duke firmosur për Hadërsfildin. 23-vjeçari nga Kosova kërkonte me ngulm largimin, pas rënies në Ingolshtatit në Bundesligën 2, por çmimi i vendosur nga klubi gjerman frenoi çdo pretendent për blerjen e mbrojtësit të djathtë.

Hadërgjonaj u shpall futbollisti i sezonit për Jang Bojs në Zvicër në sezonin 2014/15 dhe ka debutuar në miqësore për kombëtaren e Zvicrës, por ende jo në ndeshje zyrtare.

Tani Hadërsfildi, ku drejton gjermani David Vagner, e ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.