Partizani pritet të bëjë disa lëvizje në merkato. Të kuqtë synojnë afrime në të gjitha repartet dhe në planet e tyre tashmë është një mbrojtës qendre si Renato Arapi. Jo vetëm kaq, por sipas “Telesport” palët kanë nisur edhe kontaktet e para.
Arapi verën e vitit 2016 la Skënderbeun dhe iu bashkua Partizanit, klub që më pas e la të lirë të ikte në Turqi. Me Boluspor u aktivizua në dy sezone dhe në verë ai u tentua nga të kuqtë, por zgjodhi të mos ndryshonte kampionat.
Por tek Afjet Afjonspor ka luajtur vetëm tetë ndeshje në pjesën e parë të këtij sezoni dhe durrsaku është i pakënaqur dhe do të donte të lëvizte nga aty. Teuta është gjithashtu një opsion, por edhe Partizani tanimë është i interesuar për shërbimet e tij.