Bajerni i Mynihut mori një humbje të rëndë në transfertë fundjavën që lamë pas, teksa humbi 3-1 ndaj Bajer Leverkuzen. Forma e ekipit bavarez ka lënë për të dëshiruar në pjesën e parë të sezonit, teksa kanë një diferencë nga Dortmundi i vendit të parë plot 7 pikë.
Në sfidën ndaj Leverkuzen, ekipi nga “Allianz Arena”, shfaqi shumë pasiguri, teksa një ndër lojtarët me performancën më të dobët ishte Xhoshua Kimish. “Xholi” i Bajernit, ka folur për mediat dhe ka kritikuar veten për paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit.
“Në fillim të ndeshjes, humba dy apo tre topa, që në një situatë normale nuk do të kishte ndodhur. Gjithashtu, nuk isha i aftë t’i jepja skuadrës atë që jap gjithmonë. Do të shkoj në shtrat i mërzitur dhe jo vetëm prej humbjes, por edhe prej performancës time”.