Guardiola: Nuk e ndërroj vendin me Liverpulin, Topi i Artë nuk funksionon

Sot pasdite në Wembley luhet një supersfidë që hap sezonin e ri, mes Mançester Sitit kampion dhe Liverpulit nënkampion.

Pep Guardiola përballet me kampionët e Europës, por nuk ndjen zili për Jyrgen Klop, pasi preferon të konfirmohet në fronin e Anglisë, aty ku sezonin e fundit u ngjit me lumë pikësh e golash.

“Champions League është tmerrësisht i vështirë për t’u fituar. Unë dua sukses për gjatë gjithë sezonit, nuk dua të luaj kumar, duke shkuar në kazino dhe duke vendosur gjithë paratë te 7 ndeshjet e fundit në Champions.

“Prej 1/8-ave në Champions janë vetëm 7 ndeshje dhe e kemi parë çfarë mund të ndodhë, mjafton një gol i pësuar në fund apo pak centimetra që të anulojnë një gol.

“Fituam 4 trofe sezonin e shkuar dhe do firmosja direkt për ta përsëritur atë sezon. Unë dua të jem i lumtur për 11 muaj, dua të fitoj çdo javë dhe ashtu jam më i lumtur, nuk mund të pres shkurtin për të tentuar triumfin në Champions, ku shumë gjëra janë mister.

“Ajo që më vjen keq është se lojtarët e mi nuk vlerësohen për këtë tituj. Kemi fituar 4 kampionate në 8 vitet e fundit, por asnjë lojtar nuk ka fituar çmim. De Brujne ka qenë madhështor sezonin e para dy viteve, por u vlerësua më shumë Salah, ndërsa për Topin e Artë asnjë lojtar i yni nuk ka qenë në garë, edhe pse Bernardo Silva sezonin e fundit ishte magjik dhe fitoi edhe Nations League. Nuk është e drejtë, sepse kështu vlerësohen vetëm ato 7 ndeshjet e fundit në Champions, harrohet çfarë ka ndodhur gjatë gjithë sezonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online