Guardiola i mahnitur nga Muriç: Ai është një gjigant

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Arijanet Muriç ishte protagonisti i çerekfinales së “Carabao Cup” midis Lester Sitit dhe Mançester Sitit. Portieri i përfaqësues së Kosovës priti dy penallti të kundërshtarëve dhe në fund skishin si të mungonin elozhet e Pep Guardiolës, i cili tha se gjatësia e madhe portierit (1.98m i gjatë) shkakton shumë presion te kundërshtarët.

“Më bëhet qejfi për Aron (Muriç). Ai është një djalë punëtor dhe shumë i turpshëm. Ishte e këndshme të shikoje fansat në fund të ndeshjes, teksa e duartrokisnin dhe brohoritnin emrin tij. Ishte brilant në lojë, kreu një pritje shumë të mirë me këmbë dhe më pas, sigurisht dy penalltitë”.

“Aro është gjigant (qesh) dhe kundërshtarët vihen në presion nga kjo gjë. Ai ka reflekse të mira dhe këmbë të fushishme. Mori vendimet e duhura gjatë 11-metërshave, madje ishte afër pritjes së penalltisë së Meguajër”, tha Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *