Pep Guardiola ka lëshuar një deklaratë të fortë këtë të premte: “Media në Angli po pret me padurim që të gabojmë dhe titulli të shkojë në Liverpul”.
Akuzës së trajnerit të Mançester Sitit i është përgjigjur natyrisht Xhemi Karrager, sepse atij i ka djegur më shumë, duke qenë analist dhe ish-legjendë e Liverpulit.
Me një artikull të publikuar në Telegraph, Karrager shkruante ndër të tjera: “Nuk ekziston një komplot anti-Siti, edhe pse nëse unë përfshihem te gazetarët nën akuzë, e pranoj pa turp e frikë se anoj nga Liverpuli, duke qenë se kam luajtur mbi 700 ndeshje për këtë klub. Dua që titullin ta fitojë Liverpuli, lutem që të ndodhë, por vetëm kaq, fjalët mbeten fjalë. Edhe kolegu im Geri Nevil do të njëjtën gjë për Mançester Junajtid”.
https://twitter.com/GNev2/status/1126839895526445056?s=19
Kaq është dashur që Geri Nevil t’i përgjigjet në Twitter: “Ti dhe tifozët e Liverpulit jeni 75% e medias. Në 2 muajt e fundit ka qenë e vështirë për mua të punoja në Liverpool TV”.
Batutës se hidhur Karrager i ehete përgjigjur flakë për flakë: “TV i Liverpulit, por të kemi lejuar gjithsesi të ankohesh çdo javë për Ed Uoduord. A ka ndonjë shans që të kesh b*ole dhe të drejtosh gishtin te pronarët e Man Utd, familja Glejzers?”.