Gripshi: Nga mua pritet shumë, të ardhmen time e di presidenti

Nazmi Gripshi shënoi ndaj ish-skuadrës së tij Teutës në takimin e sotëm. Goli i sulmuesit të krahut i dha Skënderbeut një pikë që më së shumti vlen për të ngritur moralin e skuadrës që po kalon një moment krize. Futbollisti durrsak foli për emisonin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas mbarimit të ndeshjes.

“Çdo futbollist mendon për të shënuar. I lumtur për golin, por jo për faktin që i shënova ekipit ku jam rritur. Trajneri na tha që po bënim lojë të mirë në pushimin pas pjesës së parë dhe se duhet të shënonim”.

E ARDHMJA – “Kur erdha te Skënderbeu, nuk po kaloja një periudhë të mirë pasi nuk po luaja. Por kohët e fundit po më besohet dhe jam shumë i kënaqur. Sa i takon së ardhmes, e di presidenti dhe stafi teknik”.

PRITSHMËRITË – “Të gjithë presin më shumë nga unë, por në çdo ndeshje mundohem të jap më të mirën time. Me kalimin e ndeshjeve, do të jap edhe më shumë se sa po jap tani”,- u shpreh Gripshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online