Gripshi jashtë listës së Skënderbeut, UEFA gabon sërish

Para ndeshjeve kualifikuese kundër Makabit të Tel Avivit, UEFA publikoi listën e Tiranës dhe kishte gabuar, duke harruar emrin e Grent Halilit dhe kishte ngatërruar ditëlindjen e një futbollisti tjetër.

Sot UEFA është përsëritur, sepse ka lënë jashtë skuadrës së Skënderbeut mesfushorin e ri Nazmi Gripshi, duke e specifikuar në faqen e vet se Gripshi nuk është në listë.

Megjithatë, sportal.al ka kontaktuar me drejtuesit e Skënderbeut dhe ata kanë konfirmuar se është një gabim, pasi Gripshi është në listë për ndeshjet kundër Kairatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *