Grezda: Rejnxhërs? Jam i përqendruar te kombëtarja, unë lideri i sulmit kuqezi

0

Gllasgou Rejnxhërs ka arritur akordin me kroatët e Osijekut për transferimin e Eros Grezdës në Skoci. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, që do të vijë mbas vizitave mjekësore dhe Grezda do të vihet nën urdhrat e Stiven Xherard. Ky i fundit nuk i kurseu fjalët e mira për 23-vjeçarin nga Gjakova dhe shprehu besimin e tij se tifozët e Rejnxhërs do të zbaviten me lojën e tij.

Eros Grezda shfaqet me këmbë në tokë dhe nuk dëshiron të komentojë mbi zërat e kalimit në Skoci. Ai është i përmbajtur në prononcimin e dhënë për “Telesport” dhe objektivi i tij kryesor për momentin është kombëtarja. Shqipëria përballet me Izraelin me datë 7 shtator për “Nation League” dhe anësori ofensiv kërkon të bëjë mirë me kuqezinjtë dhe ka besim te vetja dhe ekipi.

Nuk mund të flas për punën me Xherard, sepse nuk e di a do të punoj me atë. Asgjë në kombëtare nuk është e sigurt. Mund të jem lider në fazën sulmuese ndoshta. Lideri i kombëtares është kapiteni për mendimin tim. Kombëtarja shqiptare ka kualitetin që mund t’i kalojë të gjitha ndeshjet e National League”, flet Grezda për “Telesport”.

Ekipi skocez u kualifikua sot në fazën e grupeve të Europa League, pasi eliminoi rusët e UFA-s. Djemtë e Xherard kishin fituar ndeshjen në shtëpi me rezultatin 1-0, ndërsa sot, ata barazuan 1-1 në Rusi. Skocezët u ndëshkuan me karton të kuq në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 67’ mbetem me 9 lojtarë. Megjithatë, ata rezistuan dhe kaluan më tej. Një lajm i mirë dhe për Grezdën, i cili do të ketë mundësi të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.