Panuçi: Ndeshja doli jashtë kontrollit, është faji im!

Trajneri Kristian Panuçi foli pas ndeshjes me Skocinë, duke marrë të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbje turpëruese. Italiani tregoi dhe për zgjedhjet e tij,  por foli hapur në lidhje me faktin nëse ka më se çfarë të japë për këtë skuadër.

Humbja sot…
Na eci shumë ters, u ndëshkuam që në goditjen e parë. Loja doli jashtë kontrollit pas daljes së Mavrajt me të kuqe. Pasi pësuam dhe golin e dytë aty përfundoi dhe ndeshja për ne.

Përgjegjësit për këtë humbje?
Për çdo gjë sot ishte faji im dhe i marr un të gjitha përgjegjësitë. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara dhe ishte i gjithi faji im.

Zvënedësimi i Kaçes?
Duhej të fitonim dhe isha i detyruar që të largoja ose Kaçen ose Memushajn.

A keni më motiv për të vazhduar me këtë skuadër?
Unë besoj shumë te ky ekip dhe do mundohemi që të përmirësohemi dhe të korrigjojmë. Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, jashtë pritshmërive tona. Ky ekip ka kualitete dhe shumë mundësi”

A keni besimin e lojtarëve?
Nuk besoj se ka një tradhti nga lojtarët. Është gabim im, kjo na solli këtë humbje. nuk fajësoj askënd, ishin zgjedhjet e mia.

Ofendimet në stadium?
Ishin kritikë ndaj meje. Më mirë ndaj meje se ndaj lojtarëve., u mundova që të bëja diçka të mirë, por ndoshta nuk bëra atë që duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online