Greqia publikon listën, a është grumbulluar Durmishaj?

Greqia luan me Lihtenshtejnin më 23 mars, ndërsa tre ditë më pas përballet me Bosnje Hercegovinën.  Trajner Angelos Anastasiadis ka përzgjedhur lojtarët për këto dy sfida të kualifikueseve të “EURO 2020” dhe bie në sy mungesa e Fiorin Durmishajt.

Sulmuesi i Panionios ka pasur së fundmi një bisedë me trajnerin e Greqisë dhe e ka bërë zgjedhjen e tij. Gjithsesi për këto dy ndeshje nuk është grumbulluar. Që të luajë me kombëtaren helene më parë duhet që Durmishaj të marrë “OK” nga FIFA.

Futbollisti 22-vjeçar është aktivizuar me Shqipërinë U21 dhe ka procedura që duhen kryer para se të mund të luajë për Greqinë. Me shumë mundësi sulmuesi do të mund të luajë me Greqinë në ndeshjet e qershorit me Italinë dhe Armeninë.

LISTA E GREQISË PËR TAKIMET ME LIHTENSHTEJNIN DHE BOSNJEN
Barkas, Paschalakis, Vlachodimos, Papastathopoulos, Sivas, Rissanis, Bakakis, Koutris, Valerianos, Mavrias, Kolovos, Samaris, Mandalos, Bakasetas, Masoura, Buchalakis, Zekas, Kourbelis, Siopis, Fortunis, Mitroglou, Koulouris, Dionis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *