Grekët nuk e duan më Bathën, nga paga te shqiponja arsyet

Idriz Batha nuk do të nënshkruajë me Larisën, pasi marrëveshja është prishur jo vetëm për shkak të kërkesave ekononime, por edhe të një fotoja të Bathës që bën shqiponjën. Klubi grek ka publikuar edhe mesazhin që sqaron gjithë historinë.

“Pikë së pari, ti më dërgove një mesazh të keq dhe unë t’u përgjigja. I vetmi që ka gabuar, që bëri të dështonte kjo marrëveshje, jeni ju. Kjo sepse na thatë se lojtari ka shumë oferta, për shembull nga Astra (Rumani). Pastaj kërkuat që rroga e tij të ishte 8000 euro në muaj dhe na thatë se ai fiton 6000 euro tek klubi i tij. Ne mësuam se ai merr 4000 euro në muaj. Veç kësaj, arsyeja kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është diçka shumë e keqe, sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda vende të Maqedonisë dhe të Greqisë gjithashtu. Tifozët do të mbetnin të zhgënjyer. Jua shpjegova në telefon dhe tani edhe po u shkruaj. Nuk dua ta bëj publik këtë mesazh sepse ende kam respekt për ju. Vasilis Vanis, drejtori sportiv i AEL”, shkruhet në mesazhin e drejtorit sportiv Vasil Vanis, drejtuar menaxherit të Bathës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online