Gravina lëshon bombën: Seria A mund të pezullohet!

Sfida Inter-Napoli vijon ende të diskutohet, për ato që ndodhën si në fushë, por edhe jashtë saj. Thirrjet raciste ndaj Kalidu Kulibalis, por edhe ngjarjet e ndodhura me tifozët, ku një nga fansat zikaltër humbi jetën, kanë bërë që të përlitet dhe pezullimi i Serisë A.

Problemi i racizmit është diçka e përsëritur shpesh dhe tashmë priten të merren masa, që mund të jenë edhe drastike. Këtë gjë e ka thënë ditën e sotme presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, i cili deklaroi se për momentin situata është jo e mirë dhe pezullimi është diçka që mbetet për t’u konsideruar.

“Pezullimi i kampionatit është diçka që mund ta marrim në konsideratë. Tani na duhet të pushojmë një moment dhe të marrim veten. Kemi probleme me rendin publik dhe mënyrën se si duhet të menaxhohet. Jam i shqetësuar për këtë klimë. Nuk jam psikolog, por dukej qartë që në “San Siro”, disa lojtarë ishin nervoz. Tani jam në një periudhë reflektimi sepse ajo që ndodhi ishte shumë serioze. Do të flasim dhe me Ministrinë dhe do të vendosim”.

“Do të verifikojmë dhe në rast se ka pasur tre thirrje për ta ndërprerë ndeshje, por me sa duket diçka e tillë ka ndodhur vetëm një herë. Sot, prokurori do të dëshmojë pjesën e tij, por ajo që ndodhi ishte e keqe. Lojtarët ishin shumë nervoz në fushë. Arbitiri gjithashtu do të shkruajë se çfarë mendon, por në rast se ai ka gabuar, do të shihet dhe kjo gjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *