Të dielën kombëtarja gjermane do të ketë një test tejet të vështirë ndaj Holandës në Amsterdam. “Tulipanët” vijnë me moral të ngritur, ndërsa katër herë kampionët e botës vijnë më të turbullt.
Në një dalje për shtyp, mesfushori Leon Gorecka u shpreh se ndeshja kundër Holandës do të jetë shumë e luftuar duke marrë parasysh rivalitetin e vjetër që ka ekzistuar midis dy ekipeve.
“Ndeshjet midis Gjermanisë dhe Holandës kanë qenë gjithmonë interesante për shkak të afërsisë gjeografike. Unë jam rritur duke parë pëtë rivalitet. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar ajo e së dielës”.
LIDERËT E RINJ – “Duhet të tregosh se vlen në fush. Kjo është baza e gjithçkaje. Duhet të bësh paraqitje të mira ndeshje pas ndeshje. Mendoj se në një të ardhme të afërt do të kem dhe unë një rol lideri në kombëtare”.
NOJER / TER SHTEGEN – Mesfushori i Bajernit u pyet mbi lajmet që po qarkullojnë mbi raportin e përkeqësuar midis dy portierëve të kombëtares gjermane. Gorecka i përgënjeshtroi këto lajme duke e konsideruar të shëndetshme rivalitetin midisx: “Të dy ata janë atletë ambiciozë dhe midis tyre ka konkurrencë të shëndetshme. Nuk mendoj se kjo që ka ndonjë impakt jashtë fushës së futbollit. I pash sot në teksa po hanim mëngjesin. Gjithçka ishte në rregull, ata po bisedonin në harmoni të plotë”, përfundoi Gorecka.