Goli i shënuar nga Kristiano Ronaldo sezonin e shkuar në ndeshjen Juventus-Real Madrid, është një ndër realizimet që do të mbetet në historinë e futbollit, si një ndër më të bukurit. Roveshata e yllit portugez, bëri që edhe tifozët e bardhezinjve të ngriheshin në këmbë për të duartrokitur perlën e realizuar nga Kristiano.
Kur kanë kaluar diçka më shumë se 8 muaj nga ajo ndeshje, një artist nga Kolumbia ka krijuar një vepër të vërtetë arti, teksa momentin e shënimit të golit e ka pasqyruar në një krijim të tijin me gurë të kristaltë Sëarovski.
Artisti nga Kolumbia i quajtur Mr.Bling ka postuar foton e veprës në llogarinë e tij në Instagram, së bashku me Ronaldon në krah dhe ka shkurar: “Falenderoj Kristianon që besoi te talenti im, përpara me ndihmën e Zotit.”
https://www.instagram.com/p/BrieGSpFVGX/?utm_source=ig_web_copy_link