Golat “bullgarë” të Bushiç, Teuta ka një dilemë të madhe

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Teuta po bëhet gati për sfidën kundër Ventspils. Trajneri Bledi Shkëmbi për rreth dy javë ka pasur mundësinë të punojë me ekipin e tij në Bansko të Bullgarisë, ku kushtet kanë qenë mjaft të mira. Gjatë kësaj periudhe durrsakët kanë zhvilluar edhe disa miqësore, duke humbur një e fituar tre.

Ajo çka bie në sy është fakti që në këtë ndeshje ka shënuar katër gola sulmuesi Tomislav Bushiç. Kroati ka gjetur rrugën e rrjetës në tre sfidat e fundit, duke vënë në “siklet” drejtuesit e “Djemve të Detit”. E ardhmja e sulmuesit  te Teuta është vënë në dyshim këtë periudhë.

Golat e shënuar normalisht që e bëjnë situatën të tjerë tjetër. Bushiç do kërkojë të tregojë vlerat e tij ndaj Ventspils dhe nëse bën mirë janë të pakta gjasat që të largohet. Golat janë ata që e nderojnë një sulmues dhe kroati duket sikur ka gjetur ritmin dhe nuk dëshiron të ndalet.

MIQËSORET E TEUTËS NË BULLGARI

Teuta – Septemvri Sofia 2-0
Shënues:
Kallaku 1’, Bushiç 76’

Teuta – Akademija Pandev 4-1
Shënues:
Bushiç 21’, 56’ Kallaku 78’ (11 pen.), L. Beqja 81’

Kariana – Teuta 0-1
Shënues:
Bushiç 56’

Botev Vratsa – Teuta 2-1
Shënues:
Valçev, Masedo / Progni (pen)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *