Gola nga mbrojtja, Atletiko e Madridit “fluturon” në krye

Edhe pse Diego Kosta dhe Antua Grizman po vuajnë të gjejnë golin, Atletiko e Madridit nuk ndalet. Skuadra e Diego Simeones është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi mposhti 2-0 Real Sociedadin, ndërsa e rrit në tetë numrin e ndeshjeve me rezultat pozitiv në La Liga-n spanjolle.

Për ti dhënë fitoren “kolçoneros” dhe për të rikthyer qetësinë pas humbjes katastrofike në Champions League (4-0 në fushën e Borusia Dortmund), menduan dy mbrojtës. Kapiteni Diego Godin zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, duke ia lehtësuar situatën kryeqytetasve.

Pas një ore lojë, Filipe Luis, i aktivizuar nga stoli menjëherë pas pushimit ndërmjet pjesëve dyfishoi rezultatin dhe hipotekoi suksesin e Atletikos. Përveç mbrojtësve që shënojnë dhe i japin rezultate skuadrës, skuadra madrilene mund të mburret edhe me një rekord unik: ata janë ekipi i vetëm në pesë ligat e mëdha europiane, që ende nuk kanë pësuar gol në kampionat, gjatë 45 minutave të para të ndeshjes.

Me fitoren e arritur, skuadra e Simeones shijon përkohësisht kreun e renditjes në La Liga, me 19 pikë të grumbullara, pas dhjetë javëve të para. Pas tyre vijnë Barcelona dhe Espanjol, me “blaugranat” që për tu rikthyer në vendin e parë, duhet që të kalojnë Realin e Madridit në El Clasico.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online