CR7, Nejmar e Levandovski, ish-presidenti i Realit zbulon prapaskenat

Ish-presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, ka analizuar situatën në skuadrën mbretërore, duke folur edhe për shumë prapaskena që lidhen me klubin. Në intervistën për “Spox” dhe “Goal”, 67-vjeçari foli rreth largimit të Kristiano Ronaldos, “çmendurinë” që drejtuesit e klubit ishin të gatshëm të bënin për Nejmar, si edhe interesimin e sfumuar për Levandovskin.

Kalderon, që e drejtoi Realin nga viti 2006 deri më 2009 tha: “Prej ditës së parë kur mbërriti në Madrid, marrëdhënia e Kristianos me presidentin isht e vështirë. Portugezi nuk ishte ‘lojtari i tij’. Duke e shitur Ronaldon, Perez ka bërë një gabim shumë të madh dhe të pakthyeshëm. Është e pamundur që të gjendet një lojtar i cili do ta zëvendësojë. Larguam lojtarin më të mirë për 100 milionë euro dhe blemë dy lojtarë (Rodrigon dhe Vinicius), ku njëri ndodhet ende në Brazil dhe tjetri luan me ekipin e të rinjve. Një gafë kolosale”.

Por, ish-presidenti e pranon se një rol në largimin e yllit portugez luajti edhe Nejmar: “Presidenti u fiksua për të blerë Nejmar. Ai ishte gati ti paguante 350 milionë euro Paris Seint Zhermenit dhe i ofroi për brazilianin gati dyfishin e çmimit të Kristianos. Natyrisht që Ronaldo zhvilloi idenë e një sfide të re dhe klubi nuk e ndihmoi në vendimin që të mos e ndërmerrte atë rrugë, por të qëndronte. Nejmar ishte objektivi i madh i Perez dhe mendoj se do të jetë sërish i tillë”.

“Klubi mund të kishte bërë më mirë, duke investuar te Levandovski. Polaku ka vite që e tregon klasin e tij dhe fakti që askush nuk lëvizi për ta afruar ishte një tjetër gabim i madh. Tani duket shumë vonë për ta realizuar atë transferim. Bajerni nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e sulmuesit, ndërsa personalisht mendoj se edhe vetë Levandovski nuk është më i interesuar të transferohet te Reali”.

Kalderon foli edhe rreth largimit të mundshëm të Lopeteguit dhe shprehu besim se Zhoze Murinjo do të rikthehet në “Bernabeu”: “Sinqerisht mendoj se pavarësisht se El Clasiko nuk është luajtur, apo rezultatit në atë sfidë, shkarkimi i Lopeteguit është vendosur tashmë. Nuk është e drejtë pas vetëm tre muajsh, edhe sepse ekipi u përball me largimin e Ronaldos dhe lodhjen e lojtarëve në Kupën e Botës. Trajneri i ri? Ekziston vetëm një emër, të cilin presidenti e respekton vërtetë dhe ai është Zhoze Murinjo. Nëse do të largohet nga Junajtid, është vetëm çështje kohe që ai të kthehet në Madrid”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online