Gola me aromë titulli, Olajinka dhe Cetkoviç protagonistë

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, Piter Olainka, ka qenë protagonist në sfidën e kësaj jave të kampionatit çek midis Slavias së Pragës dhe Sigma Olomouc. 23-vjeçari shënoi golin hapës të përmbysjes së Slavias, që fitoi takimin me rezultatin 2-1. Ky ishte goli i gjashtë i Olajinkës në kampionatin çek. Teksa kanë mbetur katër javë nga fundi i kampionatit, Slavia kryeson renditjen me katër pikë diferencë nga Plzeni i vendit të dytë.

 

 

Zhvendosemi në Mal të Zi, ku Marko Cetkoviç dhe Stefan Cicmil po marshojnë drejt titullit me skuadrën e Sutjeskës. Ish-lojtari i Laçit dhe Partizanit la shenjën e tij në fitoren e djeshme me rezultat 4-0 ndaj Rudarit. Me shtatë pikë diferencë nga ndjekësit, titulli kampion është thuajse i sigurt.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *