Sot janë luajtur një numër i madh ndeshjesh miqësore dhe shumë futbollistë shqiptarë kanë zbritur në fushën e lojës. Disa prej tyre, kanë bërë paraqitje shumë të mira, madje kanë gjetur dhe rrugën e rrjetës.
Standard Liezh fitoi 0-5 përballë Braine dhe golin e fundit të takimit, e shënoi mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda. Dardani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80’, për të vendosur rezultatin final të sfidës. Për Bazelin, protagonistë ishin dy futbollistë shqiptarë.
Skuadra zvicerane fitoi thellë 1-5 përballë Mynih 1980. Edon Zhegrova shënoi golin e katërt për Bazelin në minutën e 67’, ndërsa futbollisti i talentuar, Tician Tushi, shënoi në minutën e 74’. Golin sot e ka gjetur dhe ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka, i cili shënoi një nga golat për skuadrën e Sitardit.