Lokomotiva e Zagrebit U19 ka marrë një tjetër fitore një ditë më parë, teksa ka mposhtur 2-0 Dugopolje. Protagonistë edhe këtë herë kanë qenë dyshja Indrit Tuci-Arbër Mehmetllari, lojtarë këta të Shqipërisë U20.
I pari ishte vendimtar, pasi arriti të shënonte golin e parë të takimit. Mesfushori i avancuar, i cili në janar kaloi te Lokomotiva nga Akademia Futbollit, realizoi golin e katërt personal me kroatët. Tuci qëndroi në fushë deri në minutën e 70-të.
Ndryshe Mehmetllari, i cili luajti gjithë takimin. Sulmuesi këtë herë nuk shënoi, por asistoi në golin që mbyllin llogaritë e fitores së Lokomotivës së Zagrebit.