Goditje e rëndë për Barcelonën, një muaj pa yllin e mesfushës

Barcelona do të ndeshet mbas dy javësh me Lionin në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së 1/16-ave të Champions League. Për këtë takim, tekniku bask nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin brazilian Artur, i cili do të mungojë përreth 1 muaj për shkak të një dëmtimi muskulor.

Në mungesë të 21-vjeçarit, trajnerit të katalanasve do të duhet t’i besojë nga minuta e parë kilianit Arturo Vidal, ndërsa në stol i vetmi mesfushor për kampionët e Spanjës është i riu Karlos Alenja, pasi mesfushori tjetër Denis Suarez u largua gjatë merkatos së janarit drejt Arsenalit.

Një tjetër opsion për Valverden është zhvendosja e Filipe Kutinjos në mesfushë, pasi braziliani ka pasur eksperienca të mëparshme në atë pozicion në kohën kur luante te Liverpuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *