Goditje e dyfishtë e Arsenalit, 48 milionë për dy objektivat e Milanit!

Marko Xhampaolo pritet të jetë trajneri i ri i Milanit. Italiani, i cili sezonin e fundit drejtoi Sampdorian, mësohet se ka dy kërkesa kryesore për merkaton dhe ata janë, mbrojtësi Joakim Andersen, si dhe mesfushori Denis Praet.

Gjithsesi, duket se këto dy kërkesa nuk do t’i plotësohen, pasi sipas raportimeve të fundit në media, Arsenali duket se e ka mbyllur marrëveshjen për nënshkrimin me dy lojtarët e Sampdorias.

Drejtuesit londinezë kanë përfituar nga fakti se kanë marrëdhënie të mira me presidentin Ferrero, ku kujtojmë një sezon më parë blenë Torreirën. Marrëveshja do të mbyllet për 48 milionë euro, me “Topçinjtë”, që duket se e nisin merkaton me goditje të dyfishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *