Gledi Mici, lamtumirë me mesazh dashurie

Shkëndija nuk e ka zyrtarizuar ende, por Gledi Mici praktikisht ka mbyllur gjithçka në Tetovë dhe mund të quhet pjesë e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Skënderbeut tashmë është një “ish” dhe mesazhi i tij në rrjetet sociale është mjaft i qartë.

27-vjeçari ka postuar disa nga momentet më të veçanta në Korçë, duke i përshëndetur të gjithë nëpërmjet fotove, nga presidenti Takaj e deri te disa nga shokët e ekipit.

“Largohem me zemrën plot. Faleminderit Skënderbe”, shkruan Mici, i cili nuk ka preferuar të bëjë “roman”, pasi mjafton pak për të treguar si ndihet.

Anësori i majtë ka luajtur dy sezonet e fundit në Korçë, duke fituar kampionat, kupë e Superkupë aty, duke qenë gjithnjë një pikë referimi. Këtë verë kishte bisedime edhe me Flamurtarin, ku e kërkonte Ilir Daja, por Mici e kishte ndarë mendjen, dëshironte të provohej jashtë Shqipërisë, në ndonjë ekip më cilësor. Kampionati maqedonas nuk është më i fortë se i yni, por Shkëndija është një klub shumë më i pasur dhe goxha i organizuar, që synon të shkojë të paktën në grupet e Europa League këtë sezon.

Leaving with my heart full ?? Faleminderit Skenderbe ???

A post shared by Mici Gledi 3 ????? (@gledi_mici) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online