Gjyqi Flamurtari-Kapaj, si qëndron situata

“SportEkspres.com” pak më herët se Flamurtari është në një tjetër gjyq, por këtë radhë jo me një futbollist. Fizioterapisti Ervin Kapaj e ka paditur klubin kuqezi, duke kërkuar që klubi të shlyejë detyrimet

që ka ndaj tij, më saktësisht të muajve mars, prill, maj, qershor, korrik 2015, por dhe kontributet e papaguara për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për muajt dhjetor 2014 – korrik 2015.

Çështja ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Lartë, ndërsa më parë është trajtuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit e ka dhënë një vendim, sipas të cilit klubi vlonjat duhet të shlyej Kapajn me një vlerë pak më shumë se 900 euro, vetëm për kontributet shoqërore, por jo për rrogat e pamarra. Paditësi kërkon shumë prej 12 500 eurosh, por dhe kamatën e vonesës. Kjo çështje është ende në gjykatë dhe nuk ka marrë zgjidhje, siç dhe vetë Kapaj e ka konfirmuar.

Kapaj i është drejtuar menjëherë Gjykatës dhe nuk ka preferuar që të zvarritet dyerve të FSHF-së. Vendimi pritet që të merret së shpejti. Flitet për periudhën kur klubi ishte nën drejtimin e administratorit Sinan Idrizi.

 /JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online