Ernest Gjoka ka folur para gazetarëve hungarez pas humbjes 3 – 0 të Kukësit ndaj Debrecenit. Trajneri i skuadrës shqiptare theksoi se loja e djemve të tij nuk përkon me rezultatin përfundimtar të takimimi.
“Bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Krijuam raste, por nuk arritëm të përfitonim. Nuk mendoj se tre golat e shënuar sonte tregojnë diferencën e vërtetë midis dy skuadrave. Do ta kemi shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit”.
Trajneri i Debrecen, Andras Herçeg, vlerësoi numrin e lartë të tifozëve në stadiumin, që ishte sa trefishi i mesatares së kampionatit: “Ishte fantastike të shikoja më shumë se 10000 veta në stadium. E filluam mirë, por më pas bëmë disa gabime. Zgjodha të ndryshoja vendosjen në mes të lojës, pasi nuk më pëlqyen disa gjëra. Në të ditën luajtëm shumë mirë. Kemi avantazhin e tri golave, por duhet të luajmë ndeshjen e dytë sikur loja të ketë përfunduar 0 – 0”.