Gjoka: Përgëzoj Sherifin, shihemi në Elbasan!

0

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për mediat pas ndeshjes së humbur 1-0 ndaj Sherifit në Moldavi, duke u shfaqur i qetë dhe me besim te përmbysja në kthim.

Ishte një ndeshje pozitive për ne, pavarësisht se përpara kishim një kundërshtar si Sherifi. Ndeshja u nda nga një detaj i vogël dhe besoj se kemi mundësitë tona në ndeshjen e kthimit.

“Sipas mendimit tim, rezultati është i pranueshëm. Portieri ishte super, bëri punën e tij dhe ia dimë vlerat. Patëm rastet tona për shënim në pjesën e parë. Bëmë një gabim tek penalltia dhe mendoj se kjo ishte ajo që na penalizoi.

Bëmë një lojë të mirë, por në futboll duhet dhe që të shënosh që ta rrisësh akoma dhe më shumë nivelin e lojës. Sot kemi bërë një lojë të mirë dhe nëse nuk do të ishte bërë ai gabim do e kishim merituar barazimin. Nëse do të kishim shfrytëzuar rastet tona ndoshta do të kishim dalë diçka më mirë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.