Gjoka: Kujdes Brezovec dhe Bajala

0

Para pak minutash trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka dalë në konferencën për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Tekniku i kampionëve është ndalur tek pritshmëritë e ndeshjes së nesërme, kundërshtarit, por dhe të ardhmes. Kualifikimi? Besimi është i madh.

PËRGATITJET

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme me një kundërshtarë shumë të fortë. Është një ndeshje ku rezultatin e ndeshjes së parë të gjithë e dimë. Është një rezultat për të cilin na është dashur që të punojmë shumë, të bëjmë të mundurën të pamundur, pasi është një ndeshje shumë delikate për ne, pasi duhet të jemi të kujdesshëm dhe të besojmë fort tek kualifikimi.

Moralisht jemi të qetë pasi kemi bërë një performancë të mirë në ndeshjen e parë, humbëm raste, krijuam volum lojë. Çështja është që të arrijmë të shënjomë sa më parë. Duhet të mbajmë këtë ritëm, të shkojmë shpejt drejt portës, por dhe pas të mos pësojmë gol, kjo është vështirësia më e madhe.

Nëse mendojmë sipas dëshirë, mendojmë që të kalojmë pa shtesa, por ne e kemi përgatitur gjithçka me detaje dhe për shtesa, e rëndësishme është që të shënojmë dhe presioni të kalojë tek kundërshtari”.

NDESHJA

“Nuk është çështje frike, pasi janë ndeshje delikate në interpretim, kur mendon se duhet që të shënosh dy gola. Ne e kemi atë personalitet, pasi skuadra e ka treguar se kemi futbollistë që japin më të mirën në fushë. Kjo është e mira jonë, ajo armë sekreti që kemi ne. Nëse ne do të japim dhe nesër më të mirën tonë, mund të arrijmë gjithçka.

Nuk ka çështje individi por çështje grupi. Nëse të gjithë individët japin maksimumin në momentin e duhur dhe në kohën e duhur gjithçka ecën mbarë

Është një kundërshtar shumë i fortë, por nuk mendoj se na ka dominuar,  pasi ka qenë strategjia jonë, për të marrë atë që kërkonim. Përderisa ne arritëm që të krijojmë raste, e mbajtëm kundërshtarin nën presion nga detyrat tona, atëherë do të thotë që i bëmë mirë detyrat tona”.

KUNDËRSHTARI

“Sherifi ka cilësi, ka një skuadër solide. Si në qendër ashtu dhe nga krahët, ka lojtarë mjaft të shpejtë. Mund të veçoj Brezovec dhe Bajala. Po ashtu dhe malazezi Mugosha. Këto janë ato lojtarë q ëna shqetësojnë, që të kemi parasysh që këto lojtarë të mos na godasin në momente të caktuara”.

SULMI

“Kukësi është një skuadër që në majën e sulmit ka pasur gjithnjë Pejiç si lokomotivën që tërheq skuadrën dhe di ta bëjë këtë gjë. Pejiç është nga ato lojtarë që do të dijë ta bëjë diferencën dhe nesër.

Edhe në ndeshjen e parë pati raste por nuk i shfrytëzoi. Pejiç është një nga faktorët kryesor të skuadrës në sulm. Nesër do e ndihmojmë me një sulmues më shumë. Skuadra duhet ta kërkojë golin në mentalitet”.

E ARDHMJA

“Mendoj se presidenti i Kukësit e ka të qartë skuadrën që ka në dispozicion dhe se kjo skuadre do të duhet vite që të krijohet. Unë jam i bindur se kjo skuadër është e denjë që të ruaj froni e kampionit, pavarësisht asaj që do të ndodhë nesër”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.