Prapaskenat, De Kanio dhe Zenga kërkuan shumë para, Sedorf “llafazan”!

0

 

Ish trajneri i Udinezes ishte shumë pranë firmës, por në fund kontrata ekonomike ishte “e rëndë” për xhepat e federatës

Anton Cicani

Kristian Panuçi është përzgjedhur nga Duka për të pasuar De Biazin, por në garë përkrah tij ishin edhe emra të tjerë “big”. Nga Valter Zenga te Luixhi de Kanio, për të vazhduar me Sedorfin dhe Malezanin. Duke hequr këtë të fundit, për problemet me alkoolin (Duka u informua mirë në Itali dhe kuptoi se ish trajneri i Parmës dhe Sasuolos nuk ishte stabël emocionalisht), mbeteshin “njeriu merimangë”, ish milanisti, por edhe ish trajneri i Udinezes. Sa i përket Sedorfit, profili i pëlqeu shumë Dukës, si për sa i përket publicitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si për nga fakti se bëhet fjalë për një person inteligjent, por që diçka nuk shkoi mirë atë darkë në Durrës.

Në fakt, në diskutimin e gjatë me Dukën dhe shpalosjen e projektit të tij, holandezi, pa eksperiencë (hiq muajt me Milanin dhe në kategorinë e dytë kineze), u hoq më shumë se sa një politikan, duke bërë premtime që ndoshta u dukën të ekzagjeruara. Edhe pse, në aspektin ekonomik, ishte i vetmi që nuk bëri shumë fjalë, fituesi i katër Champions League me tre skuadra të ndryshme nuk do të fitonte kandidaturën vetëm për një fakt: u tregua më shumë se sa duhet politikan dhe llafazan.

Praktikisht, presidenti Duka kishte frikë mos ermërimi i Sedorfit do të kanalizonte vëmendjen te ai dhe jo te federata, duke iu kthyer një “loje” të vjetër që ndodhi edhe me De Biazin. Pra, “llafazani” Sedorf, nëse mund ta quajmë kështu, u skarcua në këtë moment, edhe pse deri në fund Duka e ka pëlqyer për profilin dhe bindjet e tij, që e nisi duke i thënë se nuk flas për para, pasi jam i pasur.

Kërkesat  – Ndërkohë, nga Sedorf de Zenga dhe De Kanio. Sipas asaj që ka arritur të mësojë “Sport Ekspres”, kërkesat e tyre ekonomike kanë ulur me këmbë në tokë Dukën. Në fakt, nëse Zenga arriti të kërkonte 800 mijë euro në vit (thuajse trefish rroga e De Biazit), me De Kanion “fija” u këput kur kërkoi 400-500 mijë euro. Kështu, duke pasur përpara kërkesa të këtij tipi dhe duke mos dashur të shtyhet më shumë, presidenti i FSHF-së i falënderoi. Ashtu sikurse edhe falënderoi Inzagin, i cili arriti të kërkonte deri në 1 mln euro bashkë me stafin…

Alkooli armik – Edhe Alberto Malezani ishte pjesë e listës së kandidatëve, por problemet me alkoolin, një lajm të cilin “Sport Ekspres” e ka trajtuar edhe në edicionet e shkuara, bënë që ai të mos ishte i besueshëm në sytë e presidentit të FSHF-së, që pyeti dhe mori këshilla, duke vendosur në fund që ta linte mënjanë. Në fakt, prej kohësh Malezani është pa skuadër, por problemet me pijen dhe sidomos emocionet dhe gjendja psikologjike e rënduar kanë ndikuar jo pak që ai të mos jetë zgjedhje e askujt.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.