Gjithë pjesë e parë e Uells-Zvicër e pasqyruar në një foto! Statistikat “e frikshme”, si Turqi-Itali

Pjesa e parë e Uellsit dhe Zvicrës ka përfunduar në barazimin pa gola. Megjithatë për këdo që sheh rezultatin 0-0 dhe nuk e ka parë ndeshjen, mendimi që krijohet është e një ndeshje të barabartë dhe të fortë.

Nuk ka rezultuar e tillë pavarësisht rezultatit. Zvicra ka bërë të njëjtin dominim ndaj Kombëtares së Gareth Bale ashtu si edhe Italia kundër Turqisë. Ndryshimi i vetëm dhe më i rëndësishëm është se helvetët nuk e kanë gjetur ende golin e parë.

Mbajtja e topit ka statistikat: “28-72%”, ndërsa gjuajtjet në total: “2-11”. Seferovic ka humbur disa mundësi të pastra që Zvicra të kalojë në avantazh, ndërsa fotografia më e mirë që pasqyron gjithë pjesën e parë është ajo e topit të ndalur te goditja e këndit. Zvicra kishte 7 mundësi për të shfrytëzuar nga goditja e këndit vetëm në pjesën e parë, duke treguar më së miri këtë dominim. Ndërkohë mundësia e vetme për Uellsin ishte me anë të sulmuesit Moore, por portieri i Zvicrës, Somer, ka treguar edhe njëherë klasin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online