Gjithçka për gjithçka, si rreshtohen Flamurtari e Skënderbeu

Flamurtari ka mundësinë për të marrë kreun e klasifikimit dhe për këtë duhet të mundë Skënderbeun në shtëpi. Të dyja skuadrat nuk kanë pësuar humbje në fillim të kampionatit dhe kanë objektiva madhore.

Në këtë takim për trajnerin Daja nuk është i gatshëm Albi Alla për shkak dëmtimi. Rumuni Sirgi është favorit për ta nisur nga minuta e parë krah Pollozhanit. Krahët e mbrojtjes dhe mesfusha nuk ndryshon.

Rikthehet titullar Agustin Torasa. Argjentinasi është rikuperuar dhe së bashku me Mustën do jenë në ndihmë të Bushiç në sulm. Danilo Alvesh nuk ka ende formën e duhur dhe Daja ka menduar ta lërë jashtë për këtë takim.

Edhe Skënderbeu vjen me mungesa. Abazi është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë ndaj Laçit. Mbrojtja është rikompozuar, pasi edhe Vangjeli ka pasur një dëmtim në kofshë. Lulaj dhe Aliti luajnë nga krahët, kurse Radas e Sambou në qendër.

Ndryshimi tjetër është në sulm. Blerim Krasniqi ka kaluar një gjendje gripale dhe trajneri Shehi është detyruar të aktivizojë nga minuta e parë nigerianin Oto Xhon.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E hënë, më 17 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”,  Vlorë 

FLAMURTARI – SKËNDERBEU 

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Husein, Torasa, Musta, Bushi çdo. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Aliti, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Xhon. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Andi Koçi, Denis Rexha, Herald Lisaku, Fatmir Lamaj; Pas porte: Orlando Kuka, Klodian Shahini

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Sazan Velçani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *