Gjici ulet me Qarrin, Mziu ruan “istikamin” politik

Pamje interesante nga ndeshja e djeshme Kukësi-Kamza, ku duke parë tribunën e “Zeqir Ymerit” vihej re distancimi politik.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici dhe ai i Kamzës Naim Qarri e kanë ndjekur ndeshjen përkrah njëri-tjetrit. Pas tyre, saktësisht dy rradhë më sipër ishte prezent dhe kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili ka preferuar që të jetë disi më i distancuar. Qartësisht, përfaqësuesi i PD-së në Kamzë ka preferuar të qëndrojë larg “armikut” Gjici, edhe pse futbolli nuk ka ndonjë lidhje me politikën dhe veprime të tilla duken qesharake, aq më shumë që të gjithë e dinë që pas kuintave politikanët hanë e pinë, por edhe bëjnë biznes me njëri-tjetrin.

Në fundin e ndeshjes presidenti Gjici i ka dhënë dorën homologut të tij Qarri. Në pushimin e ndeshjes të dy drejtuesit e skuadrave kanë preferuar të takojnë lojtarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online