Gjici: Skuadra do të rritet, presioni e frika e pengojnë

Presidenti i Kukësit flet rreth fitores ndaj Kamzës dhe zbulon se çfarë u tha të tijve në pushimin e ndeshjes

Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Sport Ekpsres” pas ndeshjes me Kamzën. Numri një i skuadrës është shfaqur i lumtur për fitoren, por deklaron që pret akoma më shumë nga skuadra e tij. Çfarë nuk i pëlqeu në ndeshjen e djeshme? Rastet e  humbura duhet të ishin kthyer në gol, për bosin e Kukësit: “Sot skuadra u paraqit mirë, por shpërdoruan shumë”, tha fillimisht. Edhe pse skuadra fitoi, ende nuk ishte aty ku janë pritshmëritë e të gjithëve. Në këtë linjë është dhe Gjici, i cili tregon dhe arsyen se pse skuadra nuk po del në lojën e saj: “Kam besimin se do të ngrihen akoma më shumë dhe nuk do të luajnë me aq shumë tension dhe frikë”, vijoi presidenti Gjici.  

Skuadra vinte pas humbjes së Superkupës, por nëse mendohej se fitorja me Kamzën mund ta justifikonte disi atë humbje, drejtuesi më i lartë i Kukësit nuk i bashkohet këtij mendimi: “Nuk krahasohet ajo ndeshje me fitoren e sotme (djeshme)”.

Në pushimin e ndeshjes, Gjici preferoi që të takonte lojtarët e tij. Në fund të pushimit u dëgjuan ovacione nga dhomat e zhveshjes. I pyetur se si i motivoi të tijtë, që “u zgjuan” në pjesën e dytë, Gjici tregohet i prerë: “U thashë që të luajnë vetëm futboll, çfarë t’u thosha tjetër”, përfundoi presidenti i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online