Gjici ngacmon: Partizani as për vend të katërt, faji edhe i stafit

Safet Gjici, edhe pse Kukësi i tij ka dhjetë pikë më pak se Partizani, sërish ngacmon. Fillimisht përmendi gjunjët dhe deri më tani të kuqtë kanë rezultuar të fortë. Numri një i klubit verilindor ka lëshuar kunjin e radhës. Ndoshta edhe duke shpresuar në rihapjen e garës për titull.

Nëse Partizani është në krye, Gjici mendon se për këtë ka menduar edhe vetë Kukësi. Gjithashtu një faktor që e ka ndihmuar ekipin kryeqytetas është fakti që Skënderbeu nuk është ai i viteve të shkuara. Sipas presidentit të verilindorëve, “demat” me ekipin që kanë as vendin e katërt nuk do e e zinin në kushte të tjera.

“Partizani e ka marrë kampionatin këtë vit se ne kemi pasur probleme. Faktori kryesor ka qenë fusha, por kemi pasur probleme edhe me stafin teknik, që nuk ka arritur ta menaxhojë dot grupin. Kemi dy ekipe, kemi lojtarë pa fund dhe me CV të mirë. Po të ishte dhe Korça si vitet e shkuara, jo e jo që nuk do dilte kampion.

Ia kemi bërë shumë të lehtë për të dalë kampion. Me atë ekip që ka, as në vendin e katërt nuk do ishte”, ka thënë Gjici në një intervistë për ABC News. Mes të tjerave ai ka zbuluar se punimet në stadium do të nisin javën e ardhshme, ndërkohë që nuk lë jashtë shënjestrës edhe mediat, që sipas tij akuzojnë kot për shkarkimet e trajnerëve.

One thought on “Gjici ngacmon: Partizani as për vend të katërt, faji edhe i stafit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *