Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim ose jo ashtu siç edhe e kemi njohur, pas humbjes ndaj Lushnjes brenda fushe dhe pasi tashmë ndjekja e Skënderbeut duket se ka pësuar një ngadalësim të jashtëzakonshëm, ka marrë vendim për stolin. Kreu i kampionëve të Shqipërisë, në një linjë direkte me Supersport, ka konfirmuar trajnerin Milinkoviç, teksa i ka lënë dorë të lirë në lidhje me merkaton e janarit dhe me spastrimet, që pritet të jenë të shumta…