Juventusi i mohon 700 bileta, ultrasit e Interit bojkotojnë supersfidën!

0

Tension përpara supersfidës Juventus-Inter. Juventusi nuk i ka dhënë ultrasve zikaltër biletat për ndeshjen dhe kështu që ata kanë nisur të protestojnë jashtë stadiumit “Allianz Stadium”. Sipas “Premium Sport”, tifozët e “Curva Sud”, grupimi tashmë i famshëm zikaltër, kanë vendosur që të mos futen fare në stadium për të ndjekur këtë ndeshje.

Do të vijojnë të protestojnë për trajtimin që klubi bardhezi i ka bërë. “Situata është kjo: mbështetësit e Curva Sud kanë kërkuar 700 bileta nga rreth 2000 në sektorin mik, por klubi i Juventusit nuk ia ka dhënë. Ultrasit kanë provuar në internet, por kanë gjetur vetëm 150. Kështu, vendosën që të mos futen në stadium. O të gjithë, o asnjë”.

torino2

Sakaq, kanë dorëzuar edhe 150 biletat që mbanin, teksa policia po monitoron situatën.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.