Gjici hedh akuza të rënda: Torpedo ka nxitur këtë situatë, ju tregoj prapaskenat

Nuk ka pasur qetësi këto dy ditë te Kukësi. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka komentuar për “Supersport” situatën në të cilën është skuadra e tij. Numri një i klubit kuksian ka theksuar ndër të tjera se është Torpedo ajo që i ka nxitur këto problematika, që kanë bërë që skuadra e tij të mos shkojë si e barabartë në këtë sfidë. Sipas Gjicit, objektivi i Torpedos është që të marrë fitoren në çdo lloj mënyre.

“Nuk na kanë pritur si miq, por si armiq. Kjo është e pafalshme. Nuk e di ku ndodh tjetër kjo përveç se këtu në Gjeorgji. Na merrnin dhe na gënjenin, na thoshin do t’i bëjmë sot, do t’i bëjmë nesër vizat. Ekipi ynë kundërshtar ka qenë nxitësi për të na penguar. Kjo nuk është ‘fair-play’. Kjo është mënyra për të fituar ndeshjen me forma që nuk janë parë dhe nuk janë dëgjuar”.

“Ne kemi bërë hapat tona me FSHF-në e UEFA-n, si dhe me delegatin e ndeshjes. Do presim si do procedojmë më vonë. Me takimin që do të kemi me këtë të fundit do të paraqiten të gjitha provat dhe faktet, që ky klub nuk është i aftë të organizojë ndeshjen këtu”.

“Malokun e kanë mbajtur plot 7 orë duke u tallur, do të fusim sot, nesër, pas një ore, por dhe mund të kthehesh i thoshin. Ekipi ka udhëtuar në katër të mëngjesit pa asnjë eskortë policie dhe i kanë torturuar edhe në aeroport, duke i larguar autobusin që ne e kishim marrë nga një kompani private”.

“Lojtarët kanë qëndruar për 20 minuta me çanta në krah. Janë tallur. Unë kam marrë një vendim që me klubin e Torpedos të mos kemi asnjë kontakt. Jashtë fushe ne duhet të pritemi si miq dhe të përcillemi si të tillë. Këta nuk e kanë bërë dhe ne nuk do të shkojmë në drekën zyrtare. Janë sjellë shumë keq me ne, nuk mund të fitosh në rrugë të tilla”.

“Them se kjo gjë është bërë me dashje të nxitur nga klubi i Torpedos, pasi ky klub nuk ka nxjerrë asnjë person të na presë, as nuk ka njoftuar policinë e shtetit për të na shoqëruar. Nga kjo pikëpamje ndeshja nuk ka siguri për t’u zhvilluar. Ne kemi ardhur për të luajtur, nuk duam që ta anulojmë ndeshjen apo ta shtymë, por ne nuk jemi të barabartë, pasi na kanë hequr 3 lojtarë të rëndësishëm, cilësorë dhe që luajnë në formacion. E kanë sajuar këtë situatë për të penguar lojtarët më të mirë që ta kenë më të lehtë fitoren këtu”.

“E njeh apo jo Kosovën Gjeorgjia nuk kemi ardhur për këtë gjë. Ata nuk po na lënë të luajmë futboll. Na kanë nxjerr pa fund problem. Besoj se UEFA do të reagojë dhe është në dijeni të të gjitha veprimeve që ka marrë ky klub.

“Ju kam thënë djemve dhe stafit se kjo është një plus për t’u karikuar dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk e di sa çunat do e vënë sedrën në punë për ta kthyer këtë situatë në një rezultat pozitiv për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online