Pasi konfirmoi Armando Cungun në rolin e trajnerit dhe pasi zbuloi paktin e bërë me ekipin, Safet Gjici nuk ka ngurruar të sulmojë direkt analistët sportivë. Në Shqipëri ka shumë emisione sportive dhe një debat të madh për futbollin shqiptar.
Akuzat se ai dhe klubi i tij kapin arbitrat e ndeshjeve e ka mërzitur dhe Gjici kërkon më shumë profesionalizëm dhe më pak tifozllëk në deklaratat publike të specialistëve të futbollit, ndërsa e mbyll me një thumbim dhe batutë kundrejt Sulejman Starovës.
“Mediat po na sulmojnë. E kam me RTSH, dalin specialistë dhe analistë që në mënyrë të paturpshme sulmojnë Kukësin me deklarata të turpshme, si ndodhi këtë fundjavë, me dikë që tha ‘Kukësi ka kapur arbitrat’. Shoh lajme sikur Kukësi ka larguar 3 trajnerë në një kohë të shkurtër (Cungu, Milinkoviç dhe Pakult), por nuk është e vërtetë dhe ky është një sulm tendencioz. Është skandaloze që RTSH, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, të sillet në mënyrë të tillë, duke sulmuar Kukësin dhe duke u kthyer në televizion në shërbim të një klubi. Çdo analist ka qëndrimet e veta, por në televizion duhet me shume kujdes, asnjanësi. Starova nis e këndon Çelentanon në televizion, ç’të themi më“, përfundon kreu i klubit verilindor.