“Bum” talentesh shqiptarë në Zvicër, debuton 19-vjeçari i Zyrihut

Zvicra duket se është shteti ku talentet me origjinë shqiptare po çajnë gjithnjë e më shumë. Pothuajse çdo muaj futbollistë shqiptarë po arrijnë të konfirmohen si lojtarë në ekipet me emër të Super Ligës zvicerane.

Lojtari më i fundit që ka provuar emocionet e debutimit në elitën e futbollit zviceran është Lavdim Zumberi, i cili aktivizohet me skuadrën e Zyrihut.

Talentit 19-vjeçar iu dha shansi për të debutuar në ndeshjen kundër Jang Bojs, ku u aktivizua në minutën e 72-të të takimit, që u mbyll me fitoren 2 – 0 të kampionëve në fuqi të kampionatit zviceran.

Skuadra e Zyrihut është një ndër ekipet me numrin më të lartë të shqiptarë në Zvicër, pasi në kontingjentin e këtij ekipi ndodhen gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online