Gjici: E parandieja këtë short, por kujdes nga euforia

Safet Gjici ka mbetur i kënaqur nga shorti në Champions League, ku në turin e dytë kualifikues Kukësi do të ndeshet me Sherifin e Tiraspolit.

Ndonëse kampionët e Moldavisë po dominojnë totalisht në vendin e vet, me 15 tituj kampionë në 17 vitet e fundit dhe me dy kualifikime në grupet e Europa League, Gjici është i bindur se rival më të lehtë nuk kishte për Kukësin: “E kisha parandjenjën që do të na binte një ekip i lehtë. Na ka favorizuar shorti, por duhet të them që duhet të mobilizohemi fort për ta përballuar kampionen e Moldavisë, sepse kampionia mbetet kampione”.

Presidenti i Kukësit bën thirrje për ulje të euforisë: “Nuk duhet të kalojmë në euforia se është kampione e Moldavisë. Natyrisht, nga ai grup që ishim të rreshtuar, duket me favorizuese për ne. Duhet të marrim masa urgjente për të përforcuar ekipin në ato reparte ku nevojitet dhe janë të gjitha mundësitë dhe shanset që të mund ta kalojmë këtë tur. Objektivi ynë kryesor është të arrijmë në grupe të Ligës së Europës. Por të gjithë ekipet si kampionia e Moldavisë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *