Idetë për t’u bërë të famshëm brenda pak sekondash janë nga më të ndryshmet në epokën e rrjeteve socialë që po jetojmë. Liverpuli mposhti Totenhemin 2-0 në një ndër finalet e Champions Ligës më pak emocionuese që kemi ndjekur vitet e fundit.
Festë e kuqe dhe zhgënjim i madh për tifozët e Spurs, ndërsa një episod i veçantë ndodhi në minutat e para të duelit anglez. Një bionde gjysmë e zhveshur u fut në fushën e blertë, duke rritur entuziazmin në shkallë dhe befasuar lojtarët e të dy ekipeve.
Personeli i sigurisë reagoi shpejt, e nxori jashtë dhe ndeshja rifilloi. Ajo quhet Kinsej Volanski, është 23 vjeçe dhe bën rolin e modeles. Së bashku me burrin e saj, Vitali Zdorovetski, zotërojnë një faqe për të rritur në internet, që quhet Vitaly Uncensored.
Reklamimi i saj ka qenë qëllimi kryesor dhe Kinsej ia ka dalë për mrekulli. Fansat e saj ishin ndalur në shifrën 300 mijë para finales, ndërsa pas “pushtimit” të fushës numri ka shkuar në 2.2 milionë!
“Jeta është bërë për gjëra të çmendura”, është një prej shprehjeve të preferuara të amerikanes dhe çmenduria e saj ka dhënë menjëherë efektin e duhur. Megjithatë, çifti nuk e kishte llogaritur saktë një gjë.
Faqja e tyre është bllokuar nga klikimet e shumta dhe ka dalë jashtë përdorimi. Më mirë të themi një bllokim me dashje nga autoritetet, pasi veprimi i Kinsejt mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Gjetja e saj vlen, por është kundër rregullave.
Vajza të tjera mund të ndjekin rrugën e saj për të rritur numrin e fansave, kështu që autoritet e rrjeteve sociale kanë bllokuar gjithçka, pavarësisht se pati një “boom” të madh që kaloi shifrën e dy milionë njerëzve në faqen e modeles bionde.
?? Il risultato dell’invasione hot di #TottenhamLiverpool? Un boom da 300mila followers a oltre 2 milioni, ma anche la chiusura del profilo
?La parabola di #KinseyWolanski, meteora di Instagram e del #WandaMetropolitano ?https://t.co/grWad4tD9x
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 2, 2019